Flash News

KRYESORE

Dopingu favorizon Shqipërinë, Erkand Qerimaj merr medaljen e bronzit

Erkand Qerimaj nuk do të dalë pa medalje në Botërorin e Anheimit pavaresisht se peshëngritësi u rëndit i katërti në shkëputje dhe i nënti në shtytje  në peshën deri në  77kg.

Ekzaktësisht  në stilin e shkëputjes , peshëngritësi i vendit të tretë ka rezultuar me doping, dhe si rrjedhojë medalja i ka kaluar Erkand Qerimajt.

“Lajmi i mirë për Shqipërinë , fitova Medaljen e Bronzit në Botëror…Unë dola në vend të katërt, vend i tretë u kap me doping, tani marr Medaljen e Bronzit”, shkruan Qerimaj në postimin e tij në Facebook.

Kujtojmë se pak ditë më parë , peshëngritësja shqiptare Romela Begaj rezultoi positive në doping, dhe për këtë arsye i janë pezulluar medaljet e fituara në këtë Botëror.

Të fundit