Flash News

KRYESORE

‘Dora e kujt ka zhdukur provat për Tahirin’, deklarata e fortë e ish-ministrit

‘Dora e kujt ka zhdukur provat për Tahirin’, deklarata e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, për të liruar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Manjani deklaron se Tahiri është liruar duke përfituar nga provat që janë zhdukur nga qeveria.

“Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë show me arrestime. Masat e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajësinë. Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t’i marrë në kushte shumë të veçanta. Unë jam i bindur në këtë çështje, nuk ka patur ndonjë zhvillim të madh. Provat qeveria i ka zhdukur. Shteti ka zhdukur provat. Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur. Është e kollajtë të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar.”, u shpreh Manjani.

 

Të fundit