Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Eduard Halimit, Basha: Vendosi të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij

Dorëheqja e Eduard Halimit, Basha: Vendosi të tërhiqet nga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Eduard Halimit për të lënë mandatin e deputetit. Basha shkruan se Halimi vendosi të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë.

“Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij”, shkruan Basha teksa e ciëlson ish-deputetin si një bashkëpunëtor të shkëlqyer dhe një jurist të mprehtë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij.

Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Ed Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Shpreh falenderimet dhe mirënjohjen nga zemra për kontributin e tij të çmuar, dhe bashkë me urimet e mija më të mira, edhe bindjen se me projektet e reja që ka, ai do të vazhdojë ti shërbejë ligjit dhe vendit.

Të fundit