Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Haradinajt, Veseli: Të bindur për pastërtinë e ushtrisë së Kosovës

Dorëheqja e Haradinajt, Veseli: Të bindur për

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, teksa komentoi dorëheqjen e Haradinajt tha se nuk u konsultua me Haradinajn për dorëheqjen si kryeministër i vendit.

Veseli shtoi se për këtë situatë nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Tashmë zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen ato”, deklaroi Veseli.

Në konferencën për shtyp, Veseli komentoi dhe ftesat e fundit të Gjykatës Speciale të ngritur në Hagë për krimet e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Besimi ynë në pastertinë e ushtrisë çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, dhe do të dalë faqebardhë edhe ndaj kësaj sfide”, vijoi kreu i Parlamentit kosovar.

Të fundit