Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Kotzias, Tsipras paralajmëron Maqedoninë: Nuk do të ketë mundësi të dytë për emrin

Dorëheqja e Kotzias, Tsipras paralajmëron Maqedoninë: Nuk do

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka bërë apel Maqedonisë për aprovimin e emrit të nënshkruar nga të dy vendet qershorin e kaluar duke deklaruar se nuk do të kishte një mundësi tjetër për Shkupin.

”Greqia nuk do të pranojë integrimin e vendit tonë fqinj në asnjë nga organizatat ndërkombëtare që bëjmë pjesë, në këtë rast BE dhe NATO, me emrin aktual kushtetues ‘Republika e Maqedonisë”, tha Tsipras, i cituar nga media serbe.

Emri i ri i dakorduar nga qeveritë e Shkupit dhe Athinës është ‘Maqedonia e Veriut’.

Pas dështimit të referendumit të 30 shtatorit për shkak të mungesës së kuorumit, marrëveshja me Greqinë është dorëzuar për miratim në parlamentin maqedonas, ku megjithatë për miratim nevojiten 2/3 e votave, që shumica nuk mund t’i sigurojë lehtësisht.

Kryeministri socialdemokrat maqedonas, Zoran Zaev ka thënë në mënyrë të përsëritur  se pa miratimin parlamentar do të shkohet në zgjedhje të parakohshme brenda një kohe të shkurtër.

Të fundit