Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e kryebashkiakut në Durrës, Bylykbashi: Durrsakëve u serviret e njëjta çorbë, tek mensa që formalisht quhet bashki

Dorëheqja e kryebashkiakut në Durrës, Bylykbashi: Durrsakëve

Ish deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes së Zhyljen Varfajt si kryetar bashkie i Durrësit.

Në një reagim në Facebook, Bylykbashi, duke marrë parasysh edhe dorëheqjen e kryebashkiakes parardhëse i cilëson lëvizjet në këtë bashki si “një çorbë që i servir Edi Rama durrsakëve”.

Ai thekson se Edi Rama po e zgjat gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë antikushtetuese deri më 23 qershor, dhe kjo sipas tij do të thotë që zgjedhjet ku durrsakët të caktojnë kush do t’i qeverisë nuk do të mbahen para gjysmës së dytë të gushtit në rastin më të mirë, edhe sikur të stabilizohet gjendja e pandemisë.

“Sot ai dha doreheqjen e parevokueshme. Ne letren e tij thoshte qe dorehiqej nga posti i nenkryetarit te emeruar kryetar. A do rikthehet drejtoresha nenkryetare e caktuar kryetare e perkoheshme? Apo do te vendoset ndonje nga nenkryetaret qe askush nuk di c’pune bejne?”- shkruan ndër të tjera Bylykbashi, në një postim në Facebook.

Më tej shton:

“Nuk eshte loje fjalesh. Kjo eshte corba qe Edi Rama gatuan ne ate tenxheren e nxirosur qe quhet Bashkia Durres, corbe te cilen e perzien Dako me luge druri nga pas perdes. Kete corbe i servir Edi Rama durrsakeve. Jo pak por mbi 300 mije banoreve te bashkise.‎ Pushtet vendor autonom e qe nuk varet nga qeveria, sic kerkon Kushtetuta, nuk ka me ne Durres.”

Të fundit