Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e ministrave/ Patozi: u thekët në diellin e qeverisë së 'armikut'. Topalli: Raporti, fletërrufe e teknikëve

Dorëheqja e ministrave/ Patozi: u thekët në diellin e

Astrit Patozi e Jozefina Topalli, dy deputetët demokratë, kanë reaguar brenda një ore, pasditen e së premtes, në lidhje me ikjen e ministrave teknikë nga qeveria Rama, dhe me mungesën e Lulzim Bashës. Patozi dhe Topalli mbeten dy kritikët më të zëshëm të Bashës, edhe pse deputetja e Shkodrës nuk është pëfshirë në atë grupim që Astrit Parozi e ka quajtur 'Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike'. Megjithëse preteksti janë ministrat teknikë, synimi, në shënimet e të dyve në Facebook, është Lulzim Basha.

 

Astrit Patozi

QEVERIA NUK RRËZOHET NGA BRENDA, LULZIM!

Komentet e Lulzim Bashës mbi raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet nuk ia shtojnë vlerën atij. Përkundrazi, ia zbehin fare, nëse ai vërtetë mund të shërbente për diçka në këtë vend. Jo për këto zgjedhje, se ato mbaruan, por ndoshta në të ardhmen. 

Sepse mes fushatës së qetë dhe pa asnjë denoncim të opozitës dhe "tmerreve" që përshkruan raporti, është në mes një det i tërë. Në të cilin i vetmi i fundosur këmbë e duar është Lulzim Basha.

I cili ka përgjegjësi të plotë për memecërinë e Partisë Demokratike, që nga mesnata e 17 majit e deri në ditën e numurimit të votës së fundit në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas kësaj logjike i bie që çdo opozitë në atdheun tonë, që të provojë se qeveria i vjedh apo i manipulon zgjedhjet, duhet të ketë 6 apo më shumë ministra teknikë. Ndryshe, ajo vetë është e paaftë që të provojë edhe faktojë qoftë edhe një rast të vetëm abuzimi.

A thua se kjo praktika e marrëveshjes Rama-Basha është një traditë universale në këtë vend e më gjerë dhe jo një shpikje shqiptare e minutës së fundit.

Por ne në Shqipëri kemi jetuar dhe këtu janë bërë shumë palë zgjedhjesh. Dhe si Partia Demokratike ashtu edhe kundërshtarët e saj kanë tundur botën me shkeljet dhe manipulimet, sa herë që ka pasur të tilla. Madje, nuk e teproj të them se në shumë raste e kanë ekzagjeruar me pretendimet e tyre, të cilat jo rrallë kanë qenë të shpërpjestuara me të vertetën. 

Por më mirë të bërtasësh më shumë se ç'duhet "kapeni hajdutin", se sa të mos pipëtish fare si Lulzim Basha gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndaj edhe lë shije të keqe kjo "Eureka" e tij pas një raporti shumë atipik të ministrave teknikë të PD, të cilin nuk dua ta paragjykoj. Ashtu si edhe ata vetë për atë thekje në diellin e qeverisë së "armikut", ndonëse zgjedhjet e 25 qershorit kishin dy muaj që ishin mbyllur. Sepse nuk besoj se ka qenë përgjegjësi e tyre mosdorëheqja në kohën e duhur.

Edhe raporti i OSBE/ODIHR-it sikur të nxinte nuk do ta shpëtonte dot Lulzim Bashën nga pesha e fajit për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në 25 qershor, më të rëndën e të gjithë historisë së saj. Ndaj nuk ka asnjë vlerë që të merremi me cilësinë e asaj që kanë shkruar dhe as me rolin që kanë pasur në këtë histori ministrat teknikë, që më në fund ikën prej qeverisë së Edi Ramës.

Lulzimi ka vetëm dy mundësi tani: ose ta besojë plotësisht raportin e teknikëve, që i bie të bojkotojë parlamentin dhe të hapi prapë "çadrën e lirisë". Ose, në rast të kundërt, ta qepë gojën e të mos flasë më për vota të blera dhe të vjedhura, por të lëpijë ndonjë kockë që mund t'i vijë nga Edi Rama, nëse ky i fundit do ta ketë zemrën e gjerë. Kam bindjen se ai nuk do të bëjë, as njërën dhe, as tjetrën. Siç ka ndodhur gjithmonë gjatë këtyre katër vjetëve. Sepse gjëja që urren më shumë në jetë ai është që të marrë vendime

V.O. Mirëpres me qetësi komentet e grupit të gatshëm të avokatëve dhe zëdhënësve të Lulzim Bashës në PD, meqë ai vetë është me pushime.

 

Jozefina Topalli

Ka Disa jave qe askush nuk din ku eshte Lulzim Basha. Gjeja duket eshte shume sekrete.

Por sot edhe pse prap me pushime, ai u shfaq ne fcb duke komentuar raportin per zgjedhjet te ministrave te tij teknike.

Une nuk kam nevoje te lexoj raporte teknikesh, sepse kam bindjen se ne zgjedhjet e fundit politike, jo punesimet por parate e droges kane blere edhe vota. 

Por po ashtu di qe kjo nuk permbys rezultatin skandaloz te Bashes me 25 qershor.

Kisha kuptuar prej kohesh se ai nuk kishte ndonje preokupim te madh per kauzen e zgjedhjeve, ndaj gjate 4 viteve te shkuara , bashke me disa kolege i perseritnim dhe sugjeronim qe te mendonte seriozish per te, por ne fakt vetem mihnim ne uje.

Natyrisht ai e kishte nje plan ne koke. 

I vetmi koncept qe ai ka ishte: ose te mos hynte ne zgjedhje nese nuk ishte fitorja e garantuar ose Pazari.

Me kete gje ne krye, ai hyri ne cader ne fillim duke kerkuar doren e Metes dhe doli nga çadra duke rrokur Ramen.

Pas 18 majit nuk pat asnje fjale , asnje shqetesim dhe asnje vrejtje per zgjedhjet.

Ne fushate asnje fjale kundra Rames, dhe asnje fjali per blerje votash.

Pas 25 qershorit asnje ankese, asnje fakt, asnje prove nuk dorezoi as ne KQZ dhe as tjeterkund.

Antaret e opozites ne KQZ votuan unanimisht rezultatin e 25 qershorit.

Ne asnje qender votimi, ne asnje zone elektorale nuk pat asnje shenim , asnje vrejtje nga anetaret ( numruesit) e opozites.

Perkundrazi, LB dhr ER permes te besuarve te tyre kishin urdheruar Administraten zgjedhore qe te mos kishte asnje debat dhe asnje kundershti mes tyre. Me urdher nga dyshja Rama- Basha ata duhej te votonin me unanimitet. Dhe ashtu u be.

Rama mori me shume nga cfare mendonte dhe basha me pak nga cfare kishte llogaritur.

74 mandatet e Rames hodhen ne ere projektin per te bashkeqeverisur, por Lulzim Basha qendroi deri ne fund me shprese se Rama do e fuste ne qeverii.

Deri ketu s ka asgje qe nuk dihet.

Shitja e opozites eshte njera ane e Bashes .Ana tjeter eshte manipulimi i zgjedhjeve vete brenda PD prej tij.Ndaj dhe ndoshta do kishte qene ma mire qe edhe sot te pushonte.

Lulzim Basha ka vjedhur karrigen e kryetarit te PD permes manipulimit te pjesemarrjes se antaresise se PD me 22 Korrik. Me 22 korrik mbi 70% e antaresise se PD kane bojkotuar Bashen sepse kane kuptuar se ai i kishte shitur interesat e demokrateve dhe te vendit.

Dhe kjo jo me fletrrufe si te teknikeve te Lulit, por me prova , fakte e video.

Manipulimi ishte aq i madh sa u be dhe qesharak. Sipas vete shifrave te tij i binte qe me 22 korrik te kishin votuar per 12 ore rresht pa nderprerje cdo 18 sekonda nga nje democrat.

Shkodranet thonin se Luli e mbajti premtimin . Me 22 korrik ai realizoi votim elektronik.

Ne fakt me ate shpejtesi i binte votim supesonik, si ata qe vetem luli din t' i beje.

Të fundit