Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm në Gjermani, Manjani: Ky i yni trashet në karrige, ndryshim i madh apo jo?

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm në Gjermani, Manjani: Ky

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komenton vendimin e ministrit të Brendshëm në Gjermani, Horst Seehofer, i cili kundërshtoi politikat e qeverisë së drejtuar nga kancelarja Angela Merkel për të pranuar azilkërkuesit në shtetin e tyre.

Manjani ka bërë një krahasim të rastit gjerman me atë që kërkohet në Shqipëri ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Reagimi i plotë:

Çfarë ndryshimi!

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë iku se nuk pranon që vendi i tij të mbajë emigrantë.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë rri aty e trashet në karrige, megjithëse kërkon që në vendin e tij të ketë sa më shumë emigrantë!!!

Le pastaj skandalet e tjera...

Ndryshim i madh apo jo?

E pastaj thonë se “Gjermania na do shumë”....

Qesharakë pa kufij...

Të fundit