Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e mjekëve, reagon për herë të parë QSUT-ja

Dorëheqja e mjekëve, reagon për herë të parë

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e disa mjekëve në shërbimit të Urgjencës në këtë Qendër.

Në reagimin e saj, QSUT thotë se puna në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme nuk është ndërprerë për asnjë moment dhe se të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë.

I garantojmë qytetarët se do të jemi gjithnjë në gadishmëri për tju shërbyer sa herë të kenë nevojë, thekson në njoftimin e saj QSUT.

Reagimi plotë i QSUT-së

Në vazhdim të disa lajmeve të pavërteta që kanë qarkulluar në disa media ditën e sotme, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se puna në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme nuk është ndërprerë për asnjë moment.

Të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë dhe në asnjë rast nuk është ndërprerë shërbimi ndaj pacientëve.

Përkundër disa deklaratave lidhur me mungesë barnash dhe materialesh mjekimi në Urgjencën e QSUT, bëjmë me dije se urgjenca furnizohet rregullisht sipas kërkesave.

Duke falenderuar qytetarët për besimin që kanë tek ekipet mjekësore të QSUT, njëherësh ju kërkojmë atyre që të drejtohen sa më pranë vendbanimit të tyre për të marrë shërbimin mjekësor. Kjo do të reduktojë flukset e shtuara dhe mbingarkesat e panevojshme në QSUT dhe pacientët do të drejtohen në qëndrën tonë spitalore vetëm kur të jetë e nevojshme. Edhe një herë i garantojmë qytetarët se do të jemi gjithnjë në gadishmëri për tju shërbyer sa herë të kenë nevojë.

 

Të fundit