Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e papritur e Tahirit, Arian Çani: Mua më ngjan me rastin Fullani

Dorëheqja e papritur e Tahirit, Arian Çani: Mua më ngjan me

Në emisionin “Studio e Hapur” po diskutohet tema “Kush e 'detyroi' Saimir Tahirin të japë dorëheqjen nga mandati?", ku gazetari Arian Çani u shpreh se nuk ka ndonjë provë që e implikon ish-ministrin e Brendshëm në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas tij, kishte ardhur koha që Tahiri të 'hapte krahun', ashtu siç bëri edhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

“Unë mendoj se e vetmja gjë që implikon Tahirin është se ai ka pranuar që u ka shitur makinën disa kushërinjëve të tij. Këtë nuk duhet ta kishte pranuar. Mua me ngjan me rastin Fullani. E mbani mend, edhe për Fullanin nuk kishte asnjë prove, por thjeshtë duhet të lëshonte vendin. Pra, duhej vendosur dikush tjetër në krye të bankës së Shqipërisë”, u shpreh ai.

Çani shtoi se dorëheqja e tij ishte gjesti i duhur, ndërsa paralajmëroi se edhe nëse arrestohet ai nuk do të thotë asnje fjalë kundër Edi Ramës.

Të fundit