Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dorëheqja e Qatos, PD publikon dokumentet: Konflikti me Ballukun erdhi nga prishja e pazarit për tenderin Kardhiq–Delvinë
Një ditë pas dorëheqjes së Sonila Qatos nga detyra e Drejtores së Agjencisë së Rrugëve, Partia Demokratike e ka cilësuar si një levizje për mbuluar skandalin e ri të vjedhjes nga klientët e Ramës.
Jorida Tabaku, në një deklaratë për shtyp tha se anulimi i tenderit Kardhiq – Delvinë është luftë e brendshme mes anëtarëve të bandës së Edi Ramës për të vjedhur.
Sipas Tabakut, konflikti mes Belinda Balkukut dhe Sonila Qatos ishte pasojë e prishjes së pazarit për fituesen e tenderit, të dyja në shkelje flagrante të ligjit.
Deklarata e plotë:
Largimi i Sonila Qatos nga detyra e Drejtores së Agjencisë së Rrugëve është tregues i qartë se banda kriminale e Edi Ramës ka filluar luftën e brendshme për të ndarë plaçkën e grabitur nga populli. Pjesa e Edi Ramës në çdo tender, në çdo kontratë, është e sigurt. Lufta bëhet se kush nga vartësit e tij do të marrë copën tjetër të korrupsionit.
Lufta gati 2 mujore për tenderin e rrugës Kardhiq - Delvinë vuri përballë Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtoren e Autoritetit së Rrugëve, Sonila Qato, mes të cilave u prish pazari për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel. Të dyja kompanitë janë kliente të preferuara të qeverisë së Edi Ramës Gjoka Konstruksion, e koncesionit kriminal të Rrugës së Arbrit dhe Vëllezërit Hysa, e njohur si kompania fasadë tek tenderi i parë i Unazës së Re.
Partia Demokratike po sjell sot fakte sesi këto kompani, ishin të dyja në shkelje të kritereve për konkurencë të ndershme dhe sesi, në këtë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.
Emri i kompanisë “Vëllezërit Hysa” nuk shfaqet askund në tender, por, njjësoj si me skemën e DH Albanias tek Unaza e Re, ajo ka përdorur 2 kompani të tjera të lidhura me të. Megjithëse kjo është një skemë mashtrimi, e ndaluar me ligj, Sonila Qato e shpalli fitues konsorciumin e kompanive Vëllezërit Hysa, oferta e të cilëve ishte 4 milionë euro më e lartë se konkurentja tjetër.
Rreth 1 muaj më parë, Vëllezërit Hysa janë shpallur fitues nga Sonila Qato edhe në një tender tjetër paralel. Bëhet fjalë për tenderin tjetër korruptiv të Unazës së Re.
Në mënyrë që të fitonin dy tenderat njëkohësisht, 40 milion euro, me bashkëpunimin kriminal të Sonila Qatos, kompania “Vëllezërit Hysa” përdorën kompani të tjera, duke fshehur identitetin ne tenderin e Kardhiq - Delvinës.
Kompanitë që ka përdorur për mashtrim janë Sulova dhe IRCOP, një degë e kompanisë italiane, e hapur pak ditë para tenderit. Dokumentat tregojnë se ato kanë të njëjtën adresë, të njëjtët numra telefoni me kompaninë Vëllezërit Hysa. Ato drejtohen nga të njëjtët njerëz, që punojnë për Vëllezërit Hysa. Kjo është e njëjta skemë mashtrimi si tek Unaza e Re me DH ALBANIA.
Nëse do të zbatoheshin rregullat e tenderit, ato duhet të ishin skualifikuar për mashtrim të autoriteteve, për ndërhyrje në ofertë, siç e parashikon ligji, dhe jo të shpalleshin fitues me ofertën më të lartë apo t’u bëheshin favore të tjera teknike. Dokumentat që disponojmë tregojnë se ARRSH-ja ka punuar, në kundërshtim me ligjin, për të ndihmuar firmën e saj të preferuar, që nga modifikimi i kritereve gjatë garës, deri tek shtyrja e hapjes së ofertave, në mënyrë që dega e kompanisë italiane, e cila punonte për “Vëllezërit Hysa”, të pajisej me një licensë teknike, pa të cilën konsorciumi fasadë, skualifikohej.
Ky është një rast i rëndë korrupsioni, ku përfshihet direkt drejtuesja e Autoritetit të Rrugëve, Sonila Qato.
Me qeverinë e Edi Ramës, konkurenca e ndershme nuk ekziston. Ecuria e tenderit Kardhiq - Delvinë, tregon se Ministrja e Infrastrukturës ka qenë e interesuar të fitojë një firmë tjetër e lidhur me Edi Ramën, “Gjoka Konstruksion”, i koncesionit kriminal të rrugës së Arbrit.
Megjithëse kishte ofertë 4 milionë euro më të ulët, “Gjoka” u skulifikua nga gara prej Sonila Qatos, por u rifut në garë, pasi Komisioni i Prokurimit Publik e vlerësoi të padrejtë përjashtimin e kompanisë në pazar me Ministren e Infrastrukturës.
Lufta e brendshme u bë akoma më e egër, kur Sonila Qato refuzoi t’i bindej vendimit të KPP-së dhe nisi procedurat për skualifikimin e përsëritur të Gjokës, bazuar mbi dyshimet se edhe kjo kompani kishte mashtruar dhe fallsifikuar dokumentat e tenderit.
Bëhet fjalë për fallsifikimin me punimet në Rrugën e Arbrit, të cilat kompania “Gjoka Konstruksion” i ka paraqitur në tenderin e Kardhiq Delvinë si kriter përmbushës për kualifikim. Për këto punime, Gjoka është paguar 23 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës, por një grup inspektimi i Sonila Qatos 10 ditë para anullimit të tenderit, raportoi se Gjoka ka fallsifikuar të dhënat dhe nuk i ka kryer këto punime në masën 20% për t’u kualifikuar në tenderin e Kardhiq- Delvinës. Fallsifikimi është bërë në bashkëpunim me firmën që mbikqyr punimet tek Rruga e Arbrit dhe me të cilën Gjoka ka hyrë si ortake në tenderin e Kardhiq-Delvinës. Ky konflikt i hapur interesi është i ndaluar nga ligji “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Ky ligj ndalon çdo lidhje mes firmës që mbikqyr dhe firmës që mbikqyret, gjë që është shkelur hapur në rastin e kompanisë Gjoka.
Bërja publike e konfliktit mes anëtarëve të bandës se kush do të merrte pjesën e korrupsionit, e detyroi Edi Ramën të anullojë tenderin, njësoj siç bëri me anullimin e parë të tenderit tek Unaza e Re, kur iu zbulua skema e vjedhjes me kompaninë fantazëm DH Albania.
Ky tender i anulluar nga pazaret e prishura është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit të frikshëm të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama! Aktualisht, rivalët brenda bandës janë në armëpushim, por, nëse nuk i largojmë, ata do të vazhdojnë të na vjedhin, ne dhe të vjedhin të ardhmen e fëmijëve tanë!
Më poshtë, dokumentet që provojnë lidhjen mes firmës Sulova dhe IRCO me Vëllezërit Hysa, nëpërmjet të njëjtëve njerëz, adresa dhe numra telefoni, si dhe lidhjen e Gjoka Konstruksion me kompaninë që njëkohësisht e mbikëqyr dhe e ka ortake.



Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38