Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Tahirit, Rama sërish problemin e sheh te opozita: Duan apo s’duan këta, Shqipërinë do ta bëjmë

Dorëheqja e Tahirit, Rama sërish problemin e sheh te opozita: Duan apo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, për krijimin e një qeverie antimafia.

Rama thotë se opozita është bërë pikë e vrer pas largimit të Saimir Tahirit si deputet dhe arrestimit të kokave të kokainës në Gjermani dhe Spanjë. Pavarësisht se ish-ministri i tij dha dorëheqjen si deputet për shkak të hetimeve për përfshirje në trafikun e drogës, Rama sërish problemin e sheh te opozita: “Po duan s’duan këta, Shqipërinë do ta bëjmë.”

“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të Saimir Tahirit dhe arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?  Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë”, shkruan Rama.

Kryedemokrati Basha theksoi se vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama i hap rrugë drejtësisë në Shqipëri. Ai u shpreh se opozita është e hapur për krijimin e një qeverie teknike.

Basha: Dorëheqja e Tahirit, marrëveshje me Ramën. Qeveri antimafie dhe zgjedhje të lira e të ndershme

Të fundit