Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Zidane, Ronaldo: Krenar që isha lojtari yt

Dorëheqja e Zidane, Ronaldo: Krenar që isha lojtari yt

Ditën e sotme, lajmi i dorëheqjes së Zinedine Zidane nga Reali i Madridit i tronditi të gjithë, përfshirë presidentin, lojtarët e tifozët.

Mënjëhërë pas lajmit të bujshëm, nuk ka munguar as reagimi i Ronaldos, i cili gjithashtu ka njoftuar se do të largohet nga Reali.

“Ndjej vetëm krenari që kam qen lojtari yt. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Ronaldo në ‘Instagram’, bashkangjitur fotos me trajnerin francez.

Pak më parë, edhe presidenti Perez u shpreh në një konferencë për shtyp se ndihet i trishtuar për largimin e Zidane, duke theksuar edhe njëherë se ai mbetet trajneri i tij i preferuar.

Ndërsa kapiteni i bardhezinjve, Sergio Ramos, ka shkruar në rrjetet sociale se Zidane vendosi të largohet si trajner dhe si lojtar në momentin kur arriti majat.

Si lojtar, e tani si trajner vendose të largohesh në majën më të lartë të karrierës. Faleminderit për dy vjet e gjysmë të futbollit, punës, dashurisë dhe miqësisë. Ju largoheni, por trashëgimia juaj tashmë është e pashlyeshme. Një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Real Madrid”, shkruan Sergio Ramos në postimin e ‘Instagramit’.

https://www.instagram.com/p/BjcVfOHFT32/?utm_source=ig_embed

 

https://www.instagram.com/p/BjcM5NxncYX/?utm_source=ig_embed

Të fundit