Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet Daut Gumeni nga Autoriteti i Dosjeve: Na vunë aty për të mos zbuluar asgjë, asnjë zyrtar s’është verifikuar

Dorëhiqet Daut Gumeni nga Autoriteti i Dosjeve: Na vunë aty për

Ashtu siç kishte njoftuar disa muaj më parë, një prej anëtarëve të Autoritetit të Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dhënë dorëheqjen pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Dorëheqja e paraqitur prej dy muajsh, tashmë është pranuar zyrtarisht edhe nga Kuvendi, i cili në vend të tij tashmë ka shpallur vakancën për zëvendësimin e tij.

“Njoftim i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për shpalljen e një vendi vakant për anëtarë të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit. Ftohen: Të gjithë shoqatat e ish të përndjekurve politikë të propozojnë kandidatura për një vend vakant për anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, e cila publikon edhe dokumentacionin përkatës dhe afatin e dorëzimit në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Përfaqësuesi i ish-të përndjekurve politikë, duke folur për gazetën “Panorama” deklaroi se kishte kohë që e kishte deklaruar një vendim të tillë.

“Unë e kam thënë edhe më herët, e kam bërë me dije arsyen përse doja të largohesha dhe u largova nga Autoriteti i Dosjeve. Ai është një institucion që nuk funksionon”, u shpreh Gumeni.

Më herët, në një intervistë për Roland Qafokun, Gumeni deklaroi se në këtë institucion nuk bëhej asnjë punë dhe nuk ishte hapur asnjë dosje e atyre që sot quhen “peshqit e mëdhenj”.

“Nuk ka asnjë verifikim të atyre që kanë dënuar vendin dhe vazhdojnë të mbajnë funksione. Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka dështuar. Na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Deri tani nuk kemi verifikuar asnjë ministër, zyrtar e qeveritar. Në këto 27 vjet ka patur kujdes të veçantë për të pastruar dosjet”, u shpreh disa muaj më parë Gumeni.

Të fundit