Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet drejtoresha e Kryeministrisë: Nuk bëra pushim as në maternitet…

Dorëhiqet drejtoresha e Kryeministrisë: Nuk bëra pushim as

Falma Fshazi është dorëhequr nga detyra e drejtoreshës së Qendrës për Dialog dhe Komunikim në Kryeministri. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve në ‘Twitter’, por pa dhënë detaje për arsyet e dorëheqjes.

“Ka qenë një ëndërr që gati askush s’i besonte, një punë e pafund, pa pushim real as në maternitet. Por duhet një pikë a presje për çdo gjë gjithsesi, e njerën nga këto e vura sot si drejtor i pergjithshëm i COD. Për çdo gjë ju lutem vijoni me ekipin! Më shumë detaje rreth një pune historike e fantastike, dalëngadalë, në kohën e duhur, gjithsesi”, shkruan Fshazi.

Falma Fshazi ka mbajtur postin e drejtoreshës së COD që prej vitit 2015-të.

Të fundit