Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen. Lajmi konfirmohet nga vetë ajo, përmes një reagimi në Facebook.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan Sako.

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se ditën e djeshme në një intervistë për Top Channe,l Sako bëri një deklaratë të pazakontë kur tha se duhet të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima sepse bilanci i viktimave mund të kishte qenë edhe më i madh.

Deklarata është konsideruar e tepërt dhe e pafalshme nga qytatarët.

Video/ “Të jemi të kënaqur me 50 viktima”, kryebashkiakja e Durrësit bën deklaratën e hidhur

Edhe një tjetër deklaratë e Sakos nuk ka kaluar pa reagime, kur tha se të prekurit nga tërmeti po dergohen në hotele me 5 yje ku as për pushime s’kanë qenë ndonjëherë.

Të fundit