Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës së Durrësit që konfirmoi mandatin e Valbona Sakos: Do i përkushtohem privatit

Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës së Durrësit që konfirmoi

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi ka dhënë sot dorëheqjen.

Në letrën e dorëheqjes Qeleshi sqaron se i është paraqitur një mundësi më e mirë punësimi në sektorin privat, ndaj ka marrë këtë vendim.

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se më është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizën time në fushën e Shoqërive Tregtare, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke iu përkushtuar sektorit privat. Mundësia që më është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranë Spitalit Amerikan, paraqitet si sfidë e re profesionale për mua“, shkruan ajo në letrën e dorëheqjes.

Emri i Qeleshit u lakua edhe në kohën e kur kur iu dha mandati nga gjykata kryetares se re të bashkisë së Durresit, Valbona Sakos.

Gjykata e Durrësit vendosi të mos njohë mandatin e Sakos. Pas dy ditësh çështja u gjykua në të njëjtën Gjykatë që drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos.

Të fundit