Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet ministri britanik i Mbrojtjes, u përfshi në skandalin seksual të Westminster

Dorëhiqet ministri britanik i Mbrojtjes, u përfshi në skandalin

Michael Fallon është dorëhequr si ministër i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar pasi është përfshirë në skandalin e ngacmimeve seksuale në Westminster.

Fallon njoftoi mbrëmjen e sotme për dorëheqjen nga qeveria e kryeministres Theresa May, e cila kërkoi më herët ndëshkime për politikanët e përfshirë në skandal. “Sjellja ime në të kaluarën nuk është në pritshmëritë që ekzistojnë ndaj meje” raportohet të jetë shprehur sekretari britanik.

Gazetarja Julia Hartley-Brewer e ka akuzuar Michael Fallon për ngacmim seksual 10 vite më parë. Brewer pretendon se Fallon i kishte vendosur disa herë dorën në këmbën e saj, ndërsa ajo e kishte paralajmëruar se do e godiste në fytyrë nëse përsëriste veprimin.

Të fundit