Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet Sekretari britanik për Brexit: Theresa May ka tradhtuar besimin e popullit

Dorëhiqet Sekretari britanik për Brexit: Theresa May ka tradhtuar

Sekretari për ‘Brexit’, Dominic Raab ka dhënë sot dorëheqjen duke akuzuar kryeministren Theresa May se ka tradhtuar besimin e njerëzve me draft-marrëveshjen për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Ai theksoi se nuk mund të mbështesë me ndërgjegje këtë draft, duke u larguar nga qeveria.

Dominic Raab është i dyti Sekretar për Brexit që jep dorëheqjen nga detyra pas largimit të David Davis, i cili protestoi ndaj kryeministres May.

Mësohet se Raab ka kundërshtuar ashpër sepse zgjidhja e propozuar për Irlandën e Veriut "paraqet një kërcënim shumë real për integritetin e Mbretërisë së Bashkuar".

Mediat britanike raportojnë se dorëheqja e Dominic Raab mund të shkaktojë efekt domino te ministrat e tjerë, çka mund të sjellë edhe shpërbërjen e qeverisë së Theresa May.

Të fundit