Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dorëhiqet Valdrin Pjetri: Para ligjit si qytetar i thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt
Kandidati i socialistëve Valdrin Pjetri dorëhiqet nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës.
Pjetri sapo e ka bërë të ditur këtë lajm me anë të një postimi në facebook.
“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër”, shkruan Pjetri.
Ndër të tjera ai shkruan se kohët e fundit është gjendur në mes të një stuhie mediatike, ku, sipas tij, akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.