Flash News

KRYESORE

Dorëzimi i mandatit nga Tahiri, reagon Kryemadhi: Lot krokodili, BE kërkon “kokën” e dikujt tjetër  

Dorëzimi i mandatit nga Tahiri, reagon Kryemadhi: Lot krokodili, BE

Kushti i vetëm i BE për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE nuk është ‘kurbani’ me Saimir Tahirin, por vetë Edi Rama.

Kështu deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat, pas dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga mandati i deputetit.

Kryemadhi e cilësoi si një ‘show’ të radhës, pasi nëse do ishte ashtu siç deklaroi Tahiri, atëherë pse u paraqit në seancën e 19 prillit për të shpëtuar mandatin.

“Dorëheqja e Tahirit është qesharake, si ka mundësi që më 19 prill erdhi për të mos humbur mandatin, sot jep dorëheqjen. Ai është ushtari i vogël i perandorisë së drogës së Ramës, është teatër fëminor e  s’mund tu hedhë hi sy shqiptarëve. Janë lotët e krokodili nga ata që kanë abuzuar me Shqipërinë, është shfaqje e shëmtuar që varfëron shqiptarët. Rama dhe Tahiri janë bërë qesharak me kodet mafioze, që vetëm ata i deshifrojnë në distancë. “Kurbani” tregon se sistemi i drejtësisë është i kalbur dhe instrument në duart e Ramës, është kompromisi , nuk kanë ku ta gjejnë drejtësinë. Kushti i i vetëm i BE është largimi i Ramës, për hapjen e negociatave”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo foli edhe për deklaratën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili tha se janë identifikuar tre grupe kriminale në Durrës, por sipas Kryemadhit, bëhet fjalë për 7 të tilla.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit