Flash News

KRYESORE

Dorëzohet aktori i famshëm i Hollywood: Po, vuaj nga problemet nervore

Është pa dyshim një nga aktorët më të suksesshëm të industrisë së kinematografisë botërore.

Ryan Reynolds pavarësisht suksesit në jetën profesionale, ka treguar në jetën e përditshme përballet vazhdimisht me probleme nervore.

Në një intervistë për ‘New York Times’, aktori tha se ka probleme me ankthin, stresin dhe frikën. “Unë kam qenë gjithmonë i shqetësuar. Jam vazhdimisht i shqetësuar për diçka dhe kjo nuk është aspak e lehtë”, tha aktori.

Ai gjithashtu u shpreh se bashkëshortja e tij, Blake Lively ka qenë një nga personat që e ka ndihmuar për të përballuar më mirë këtë gjendje nervore. “Kur ka shpresa të mëdha, truri i percepton si rrezik”, tha 41-vjeçari.

Ai gjithashtu zbuloi se në luftën kundër ankthit u këshillua që të meditojë dhe të ketë mendime pozitive përreth tij.

Të fundit