Flash News

KRYESORE

Dorëzohet Rama: Kokaina në Durrës nuk u kap vetëm nga policia shqiptare

Gjatë një interviste për median gjermane, “Die Welt” kryeministri Edi Rama ka rënë ndesh me fjalët e tij teksa foli për kapjen e 613 kg kokainë në portin e Durrësit. Më herët kryeministri Rama qe shprehur se operacioni është realizuar pa bashkëpunimin e policisë fqinje.

“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëhere duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qendra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre”- ka thënë Rama gjatë intervistës.

Të fundit