Flash News

KRYESORE

Doris Pack kritikon ndërkombëtarët: Nuk respektojnë dekretin e Metës, anashkalojnë vjedhjen e votave

Doris Pack kritikon ndërkombëtarët: Nuk respektojnë dekretin

Ish-europarlamentarja Doris Pack ka kritikuar autoritetet ndërkombëtare dhe evropiane për qëndrimin që kanë mbajtur në lidhje me krizën që Shqipëria po kalon.

Sipas saj, nga autoritetet e huaja nuk është respektuar dekreti i presidenti Ilir Meta, ndërsa e kanë mbyllur një sy sa i përket vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara nga kryeministri Rama.

“E pabesueshme, autoritetet ndërkombëtare dhe Evropiane nuk respektojnë dekretin e Presidentit Meta, pranojnë mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese prej 1 viti e gjysmë, nuk shikojnë përfshirjen e Ramës dhe miqve të tij në vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit. Qytetarët do humbin besimin te vlerat Evropiane”- shkroi Pack në profilin e saj në Twitter.

Të fundit