Flash News

KRYESORE

Doris Pack: Universitetet në Shqipëri janë të politizuara. Qeveria të mos përbuzë të shkolluarit

Doris Pack: Universitetet në Shqipëri janë të politizuara.

Ish-eurodeputetja Doris Pack po merr pjesë në tryezën për arsimin, e organizuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me pedagogë. Gjatë fjalës së saj, Pack theksoi se ndihet e keqardhur që universitetet në Shqipëri janë të politizuara dhe i bëri thirrje Qeverisë që të mos përbuzë njerëzit e shkolluar dhe akademikët, pasi ata janë elita e vendit.

“Mund të them se e kam ndjekur nga afër arsimin e lartë në Shqipëri, pasi kam biseduar dhe takuar shumë studentë. Jam e keqardhur që universiteti është i politizuar dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë. Qeveria nuk duhet të ndërhyjë në kërkime shkencore dhe as në pavarësinë dhe integritetin e një pedagogu”, u shpreh Pack.

Publikohen shifrat/ Rreth 90 mijë nxënës më pak në shkollat e Shqipërisë

Të fundit