Flash News

KRYESORE

Dorjan Teliti akuzon Ramën: Në 7 vite i mori shqiptarëve 2.1 miliard euro vetëm nga rritja e taksave

Eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorjan Teliti ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama se ka varfëruar shqiptarët gjatë këtyre 7 viteve qeverisje.

Përmes një postimi në Facebook, Teliti shkruan se Raa i mori shqiptarëve 2.1 miliard euro vetëm nga rritja e taksave.

Postimi i plotë:

Edi Rama coi dhjetera mijera biznese drejt falimentimit dhe qindra mijera shqiptare moren rruget e emigracionit.

Por nuk i mjaftuan deshtimet, tani genjen dhe veten, sepse shqiptaret nuk i genjen dot me.

Genjeshtra e rradhes e Edi Rames: me PD do paguani me shume.

Fakti: cdo i punesuar do te paguaje me pak, pasi me taksen e sheshte 9% per Tatimin mbi te Ardhurat Personale nga pagat per cdo te ardhur mbi 30 mije leke (zero tatim per te ardhurat deri ne 30 mije leke), duke i lene keshtu me shume para ne xhep cdo te punesuari ne vendin tone.

E verteta nuk mund te fshihet. Plani PD nxit punesimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin.

Të fundit