Flash News

KRYESORE

Dortmund pranon largimin e yllit, sulmuesi drejt Spanjës

Dortmund pranon largimin e yllit, sulmuesi drejt Spanjës

Borussia Dortmund ka pranuar lëvizjen e fundit në radhët e gjermanëve. Klubi elitar gjerman mund të humbasë shërbimet e sulmuesit Paco Alcacer. Spanjolli ka humbur vendin e titullarit këtë sezon dhe nuk po merr shumë minuta.

26-vjeçari ka menduar largimin dhe rikthimin në Spanjë te skuadra e Valencias. Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, ka folur në lidhje largimin e tij. Zyrtari e ka pranuar se lojtari po përpiqet të largohet dhe me shumë mundësi shkon në Spanjë.

“Po është e vërtetë që Alcacer nuk ka qenë pjesë e stërvitjes së sotme. Arsyeja është se ai është në hapat e fundit për të realizuar një rikthim në Spanjë,” - tha Zorc. Dortmundi ka afruar Haaland dhe nuk do e vuajë shumë mungesën e lojtarit.

Të fundit