Flash News

KRYESORE

Dortmund vazhdon të shkëlqejë me Batshuayi-n, zhgënjen Bayern Leverkusen

Dortmund vazhdon të shkëlqejë me Batshuayi-n, zhgënjen

Rrebeshë golash në 6 takimet e programuara për javën e 22-të të Bundesligës gjermane, ku vetëm në pasditen e sotme u shënuan 19 gola. Pas fitores me Koln, Borusia Dortmund vazhdon të shkëlqejë duke marrë dhe fitoren e dytë radhazi.

Në "Signal Iduna Park" verdhezinjve ju mjaftoi 45-minutëshi i dytë për të mundur pastër 2 – 0 Hamburgun. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 49-të nga Batshuayi, ndërsa Mario Gotze vulosi fitoren e Dortmund në minutën e dytë shtesë.

Në takimet e tjera, Bayern Leverkusen u mund në shtëpi 2 – 0 nga Herta e Berlinit, Hannover '96 fitoi ngusht 2 – 1 me Freiburg, ndërsa takimet Eintracht Frankfurt-Koln e Hoffenheim-Mainz, patën rezultate të njëjta, ku vendasit fituan me rezultatet 4 – 2 . Momentalisht kampionati udhëhiqet nga Bayern Munchen me 53 pikë dhe me një takim më pak, pasi pritet rezultati i ndeshjes që po zhvillohet kundër Schalke 04.

Të fundit