Flash News

KRYESORE

Dortmundi me sytë nga Milani e Juve, dje ishin në stadium për 2 lojtarë

Dortmundi me sytë nga Milani e Juve, dje ishin në stadium për 2

Borussia Dortmund kërkon dy lojtarë nga kampionati italian. Calciomercato.it raporton se emisarë të klubit gjerman dje ishin në stadium për të parë ndeshjen Juventus-Milan.

Verdhezinjtë donin të shihnin nga afër dy lojtarë, Alession Romagnolin e Milanit dhe Daniele Ruganin e Juventusit. Kapiteni i Milanit nuk vuan për minuta, sepse dje e nisi si titullar, ndërsa mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” ishte në stol.

Dortmundi do kapitenin e "Djallit", sepse mbrojtja verdhezi këtë sezon ka patur mjaft probleme. Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga 24-vjeçari, por gjermanët mund t'i ofrojnë shansin për të luajtur në Champions League.

Rugani, ndërkohë, duket rast më i lehtë, sepse nuk luan rregullisht në Torino.

Të fundit