Flash News

KRYESORE

Dosja 184/ Basha tregon emrin e deputetit të PS: Ish-trafikant që u kap duke vjedhur vota me babain Reme Lalës

Dosja 184/ Basha tregon emrin e deputetit të PS: Ish-trafikant që u

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duke folur për decentralizimin e pushtetit dhe për nivelin e përfaqësimit që Qarku i Shkodrës ka në Parlament, në takimin me të rinjtë, ndër të tjera akuzoi deputetin e Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, se është kapur duke vjedhur vota. Sipas Bashës, Sterkaj ndodhet në dosjen ‘184’ së bashku me Ymer Lalën, babai i deputetes Reme Lala, duke vjedhur vota në Dibër.

“Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë Elvis Dedëve (një i ri i pranishëm në takim) dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”, u shpreh kryeopozitari Basha.

Të fundit