Flash News

KRYESORE

Dosja 184/ Gazmend Bardhi konfirmon: Rama i kapur në përgjime duke bërë pazare me votën e shqiptarëve

Dosja 184/ Gazmend Bardhi konfirmon: Rama i kapur në përgjime duke

Ish-deputeti i Partisë Demokratike deklaron se zëri i kryeministrit Rama është përgjuar disa herë në dosjen 184, që po zvarritet prej dy vitesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në studion e lajmeve të Abc Neës, i ftuar nga gazetarja Mirela Milori, shtoi se po të hapësh dosjen në Prokurori Kryeministrin mund ta gjen në më shumë se 5 apo 6 procedime penale.

Diskutimi i plotë:

Mirela Milori: Ndalemi pak tek dosja 184. Keni të dhëna se kush është në këtë dosje i kapur?

Gazmend Bardhi: Duke filluar nga Kryeministri i vendit Edi Rama tek ministra të qeverisë së tij dhe tek drejtues lokalë të PS-së, tek drejtues të Policisë së Shtetit. Sepse ky është një problem shumë i madh i përfshirjes së Policisë së Shtetit si një bandë në favor të një partie politike ndërkohë që policia duhet të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra një numër i konsiderueshëm funksionarësh publikë.

Mirela Milori: Pra Rama, Kryeministri është i përmendur nga të tretë apo është vetë i rënë në përgjim?

Gazmend Bardhi: Unë mendoj se sa kohë unë nuk kam me vete një dokument që mund tua provoj

Mirela Milori: Ju lutem ju po përmendi emrin e Kryeministrit të vendit…

Gazmend Bardhi: Edhe Kryeministri e di vetë që është aty. Nuk e ka mohuar asnjëherë.

Mirela Milori: Ju lutem ne duhet të jemi seriozë, Kryeministri i vendit sipas jush…

Gazmend Bardhi: Është i kapur në përgjime duke bërë pazare me votën e shqiptarëve.

Mirela Milori: Edhe një herë Kryeministri është i përgjuar në telefon apo është në bisedë mes të tretëve që e përmendin Kryeministrin.

Gazmend Bardhi: Kryeministri është i përgjuar dhe po të hapësh dosjen në Prokurori Kryeministrin mund ta gjen në më shumë se 5 apo 6 procedime penale.

Mirela Milori: Që flet vetë në telefon?

Gazmend Bardhi: Absolutisht po.

Mirela Milori: Me njerëz të përfshirë në shitblerjen e votës…

Gazmend Bardhi: Me njerëz të inkriminuar dhe të përfshirë në fenomenin e shitblerjes së votës. Nga Edi Rama tek ministra dhe ish-ministra të rëndësishëm deri dje dhe tek drejtues të lartë të PS-së. Prandaj Edi Rama e ke patur dhe ne kemi thënë që në fillim, jetike kapjen e organit të Prokurorisë.

Të fundit