Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dosja 184/ “Jepi (paguaj)”, gazetari zbardh telefonatën e Ramës në përgjime, pas mbylljes së kutive në zgjedhjet e Dibrës
Gazetari Basir Çollaku ka zbardhur detaje të reja lidhur me dosjen 184, sipas të cilit kryeministri Edi Rama është përgjuar në një telefonatë në orarin e mbylljes së kutive të votimit në zgjedhjet vendore në Dibër, më 11 shtator 2016.
Sipas gazetarit, Rama flet me shefin e shtabit socialist të fushatës në Peshkopi dhe e pyet nëse u realizuan objektivat e parashikuara, ndërsa ky i fundit e siguron nga ana tjetër se fitorja e Muharrem Ramës, pas shkarkimit të Shukri Xhelili është e sigurt.
"Rama ka thënë: Alo… a u realizuan të gjitha objektivat ashtu siç e kishim lënë, siç kishim rënë dakord?
Vartësi politik administrativ dhe elektoral i është përgjigjur Kryeministrit:
Po, po shef, gjithçka është ok, ashtu siç kishim rënë dakord, janë realizuar të gjitha…", shkruan gazetari.
Sipas shkrimit të publikuar nga Shijak tv, thuhet se në përgjime janë të përfshirë edhe Ymer Lala, vëllai i tij dhe e bija deputete, Rreme Lala.
Denoncimi:
Nga Basir Çollaku
Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë është pjesë e dosjes së krimit elektoral në zgjedhjet e bashkisë në Dibër në vitin 2016. Përgjimet kanë nëpër CD telefonatën e shefit të qeverisë. Kryeministri ditën e zgjedhjeve me 11 shtator 2016, ka marrë në telefon në orarin e mbylljes së kutive të votimit. Ai i ka telefonuar shefit të shtabit socialist të fushatës në Peshkopi. Pas përshëndetjeve biseda është thuajse njëkalimshe…
Rama ka thënë: Alo… a u realizuan të gjitha objektivat ashtu siç e kishim lënë, siç kishim rënë dakord?
Vartësi politik administrativ dhe elektoral i është përgjigjur Kryeministrit:
Po, po shef, gjithçka është ok, ashtu siç kishim rënë dakord, janë realizuar të gjitha…
Biseda është zhvilluar nga Edi Rama, ditën e zgjedhjeve sapo është lajmëruar mbyllja e kutive të votimit. Duket se kreu i ekzekutivit ka qenë i bindur se marifeti i tij ka funksionuar në shifra duke prodhuar një diferencë përtej çdo parashikimi me 4 mijë vota.
Me sa nënkuptohet Edi Rama ka qenë njëherësh regjisori i skemës së blerjes masive të votave dhe e ka ditur me së miri se çfarë ekzekutimi elektoral do të ndodhte në Peshkopi pas largimit të Shukriut.
Aksioni intensiv i ekipit të tjetërsimit të votës nëpërmjet blerjeve, shantazheve, presioneve, e mënyrave të tjera të paligjshme, ka nisur nga e premtja deri të dielën në mbyllje të orarit zyrtar. Gjithashtu në dosje janë edhe përgjimet ku kapen në biseda të ngjashme dhe më rëndë Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë në Tiranë dhe në Peshkopi.
CD-të e shumta të përgjimit kanë bisedat e ekipit të blerjes se votave masivisht. Janë të përfshirë në këta fashikuj hetimorë të gjithë drejtuesit e administratës lokale dhe qëndrore në Dibër e Tiranë aso kohe, të arsimit, shëndetësisë, tatimeve, doganave, policisë. Ymer Lala më pak, por të angazhuar në këtë operacion elektoral dalin me së tepërmi vëllai i tij dhe e bija deputete. Nuk ka mjaftuar kjo. Njerëzit që ishin identifikuar si votues të djathtë janë kanosur me heqje nga puna për vete dhe familjarë të tyre. Ka raste kur edhe për prindër që kanë fëmijët në punë në Tiranë, merren masa shtrënguese deri na largim nga puna për të ndërruar mendjen për votën në favor të kandidatit socialist Muharrem Rama. Një tjetër element i përdorur që ka rezultuar të bjerë në episodet e hetimit ka të bëjë dhe me parcelat e hashashit. Presioni që ushtrohej mbi pronarë të mundshëm parcelash, të cilëve u caktohej kujdestari për lagje të caktuara, dhe për shifra votash në favor të pushtetit.
Blerjet ishin masive…
Ka shumë copëza përgjimesh ku thuhet:
… Dëgjo kemi edhe kaq votues të tjerë këtu që mund t’i kemi… si t’ia bëjmë…
jepi (paguaj)… vinte përgjigja nga qendra elektorale e blerjes…
Dosja 184 është dosja etalon e krimit elektoral në të cilën është e përfshirë mazhoranca . Ky ishte eksperimenti kanibal në zgjedhjet lokale i transferuar në ato parlamentare një vit më vonë.
Këto përgjime dhe shumë të tjera CD gjenden prej 3 vitesh në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda. Por me sa duket mbi të ka pasur ashtu si edhe sot trysni për ta dështuar dhe shkërmoqur hetimin. Hetim që ka provuar pretendimin e akuzës dhe gjendet ende nëpër sirtarë prokurorie duke pritur vettingun ta mbyllë. Asnjë ministër dhe asnjë drejtor nga shumë të tille nuk janë marrë të pandehur.
Asnjëherë nuk është bërë përpjekje të thirret kryeministri Edi Rama dhe të dëshmojë në Prokurori se cilat ishin të gjitha objektivat e realizuara në orën e darkës së mbylljes së votimit?! Rezultati paska qenë i dalë përpara se të certifikonte KQZ edhe formalisht. Ky veprim kriminal ende nuk ka marrë orë hetimore për të shndërruar persona nën hetim dhe të pandehur dhjetëra zyrtarë të lartë mes tyre edhe kryeministrin e vendit Edi Rama.
Deri atëherë dosja 184 e cila ka ndërruar së paku katër prokurorë do të udhëtojë deri në duart e prokurorit që do të premtojë se e mbylli sipas oreksit qeveritar…
Por… Por… Deri atëherë duhet të bëjnë kujdes hetues, prokurorë dhe opgj, se në sistem gjithnjë çdo prirje e pakujdesshme për hatër të shefit, gjithnjë lë gjurmë në sistemin procedural…
Siç thotë Dan Brown… rojet dikush i ruan …
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38