Flash News

KRYESORE

Dosja 184/ Lulzim Basha nxjerr emrat e ish-ministrave dhe deputetëve të përfshirë në blerjen e votave në Dibër

Dosja 184/ Lulzim Basha nxjerr emrat e ish-ministrave dhe deputetëve

“Dosja 184” është ndër dosjet e hapura nga Prokuroria në lidhje me akuzat për blerje votash në bashkëpunim me grupe të njohura kriminale.

Kryedemokrati Lulzim Basha sot, teksa mori fjalën nga Peshkopia, nxorri emrat e policikanëve, ish-ministra e deputetë që sipas tij janë përfshirë në vjedhjen e votave në zgjedhjet e 2017-s.

“Dosja 184 është fundi politik i Ramës dhe bandës së tij. Janë kapur gafil Rama, Gjiknuri, Ahmetaj, Ulsi Manja, Sadri Abazi, Pjerin Ndreu, Paulin Sterkaj dhe të tjerë duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar e për të mbushur kutitë e votimit, për bashkinë e Dibrës.

Prokuroria e Prelës e mban të fshehur këtë dosje, por s’do rrijë përgjithmonë e fshehur. Kur të zbardhet do rrijë Rama e Ymer Lala në burgun 313, aty ku e kanë vendin”, u shpreh kryedemokrati.

Më tej ai shtoi se rruga që PD ka nisur, është rruga e ndryshimit dhe jo për pushtet.

“Më 16 mars populli do vendosë në një protestë vendimtare për t’i hapur rrugë qeverisë që nuk ju vjedh e mashtron, por që ka respekt e përulet para jush. Ka vetëm një rrugë: bashkim, pjesëmarrje, protestë, përballje, fitore!”, tha Basha.

Të fundit