Flash News

KRYESORE

Dosja 184 me numër të ri pas transferimit, Prokuroria e Dibrës i zgjat afatet me 3 muaj

Dosja 184 me numër të ri pas transferimit, Prokuroria e Dibrës i

Prokuroria e Dibrës ka zgjatur afatet me 3 muaj për dosjen 184, e njohur për shitblerje votash nga përgjimet e 2016-ës, në të cilën janë përgjuar zyrtarë të lartë, kryesisht të PS.

Pas transferimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te ajo e Dibrës, tashmë dosja merr edhe një numër të ri, 385, pasi u regjistrua si procedim në prokurorinë e Dibrës.

Kalimi i dosjes në Dibër erdhi pasi prokurori i çështjes, Klodian Braho, ndryshoi cilësimin juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

Prokurorja e Dibrës, Esmeralda Keshi Cani ka caktuar dy prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, ata që do të hetojnë dosjen e bujshme, ku pjesë nga përgjimet e saj u publikuan pak kohë më parë nga tabloidi gjerman ‘Bild’.

Keshi Cani kishte konflikt interesi me Arben Keshin, ish zyrtar në Ministrinë e Brendshme, i cili doli në përgjimet e Bild në një telefonatë me kryeministrin Edi Rama, të akuzuar për shitblerje votash në 2016-ën.

Ky vendim nuk iu nënshtrua procedurës së shortit, pasi kjo Prokurori ka në përbërje të saj vetëm tre prokurorë.

Të fundit