Flash News

KRYESORE

‘Dosja 184’, PD: Arben Kraja nuk lejon SPAK të hetojë Ramën e Gjiknurin, varrosi hetimin e një krimi zgjedhor

‘Dosja 184’, PD: Arben Kraja nuk lejon SPAK të hetojë

SPAK ka ridërguar përsëri në Dibër ‘dosjen 184’. News 24 raportoi se SPAK nuk ka marrë përsipër që të hetojë dosjen ku dyshohet për krime zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2016 në Dibër.

Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka reaguar pas këtij vendimi.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi e quan drejtuesin e SPAK, Arben Kraja hetues të komunizmit, duke nënvizuar se hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri Rama dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut.

Ai thekson se është detyrë e Prokurorisë së Posaçme që t’i japë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por që vërtetoi të kundërtën.

Më tej ai shton se ridërgimi i dosjes në Dibër përkeqëson situatën për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

“Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut.  Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha ndër të tjera Bardhi.

Kujtojmë se më 22 janar Prokuroria e Dibrës shpalli moskompetencë për dosjen kurse sot SPAK bën të njëjtën gjë gjithashtu.

Të fundit