Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dosja 184, Tom Doshi, Agim Kajmaku dhe plani i opozitës për një Shqipëri si Europa. Intervista e plotë e Bashës për zhvillimet më të fundit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi sot në një konferencë për shtyp, pas takimit me ambasadorin e ri gjeramn, Peter Zingraf, disa nga zhvillimet kryesore në vend.
Të tilla janë çështja e një prej dosjeve më të ‘nxehta’, asaj 184, të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda ia delegoi prokurorisë së Dibrës, duke deklaruar moskompetencën e saj.
Rikthimi i Tom Doshit tek PS-ja, rasti i kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, si dhe platforma e opozitës së bashkuar për një Shqipëri Europiane ishin pikat që kryedemorati Basha diskutoi me gazetarët.
Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të Bashës.
Pyetje: Prokuroria e krimeve të rënda ka deklaruar moskompetencën për sa i përket dosjes 184, duke ia deleguar hetimin për vjedhjen e votave prokurorisë së Dibrës. Komenti juaj?
Basha: Ky është një veprim i dy katicave, të prokurorisë së përgjithshme dhe prokurorisë së krimeve të rënda, katica e Prokurorisë së Përgjithshme dhe katica e Krimeve të Rënda po veprojnë, siç kemi thënë edhe më parë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të “Rilindjes”, ato janë aty për t’i mbrojtur dhe jo për t’i çuar përpara ligjit politikanët që janë kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve, apo duke vjedhur votat e shqiptarëe në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç tregon dosja 184. Guximi që kanë marrë, përpjekja për të mbyllur diçka që tashmë e ka marrë vesh e gjithë bota, e gjithë Evropa, përmes publikimeve të gazetës më të madhe gjermane Bild, tregon që dëshpërimi i Edi Ramës dhe i organizatës së tij kriminale është i tillë saqë ka vendosur t’i shtyjë edhe këto masha të pushtetit të tij, siç janë Arta Marku dhe Donika Prela, dy katicat e tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejt vetëflijimit, sepse me veprimet që kanë ndërmarrë sot, të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, s’kanë bërë asgjë më pak e asgjë më shumë sesa shpërdorim detyre, me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, siç është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të politikanëve më të lartë të Partisë Socialiste, të kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, të oficerëve më të lartë të Policisë së Shtetit, dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vjedhur zgjedhjet në Dibër. Pra, të dyja, prej këtij momenti, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Prandaj po them që kanë zgjedhur dhe e meritojnë plotësisht që këtej e tutje të quhen Katicat e Shqipërisë. E njihni se kush është Katica apo jo? Prokurorja speciale që u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut, për shkak të aferës korruptive që u zbulua nga mediat në vendin fqinj.
Në thelb këto ngjarje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Edi Ramës dhe të organizatës së tij kriminale. Shikoni çfarë ka ndodhur, ka rikthyer në krye të Partisë Socialiste Tom Doshin, një njeri në listën e zezë të partnerëve tanë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe bashkë me të, caktuan, në dijeni të plotë, një kriminel të dëbuar nga Italia, kandidat për bashkinë e Shkodrës. Ndërkohë që ky njeri sot duhej të ndiqej penalisht, sepse vetë mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit, përbën vepër penale, prokuroria, në vend që të bëjë këtë, përpiqet të mbyllë dosjen 184, dhe ta mbyllë mundësisht para se të krijohet SPAK-u.
Një tjetër rast i rëndë është sjellë në vëmendjen e publikut nga Partia Demokratike, ky është rasti i Agim Kajmakut, një tjetër individ me precedentë penalë në Greqi, për të cilin po kështu, Edi Rama dhe persona të tjerë përgjegjës në kupolën e lartë socialiste, kanë patur dijeni të plotë. Në të njëjtën mënyrë si Valdrin Pjetri, edhe Agim Kajmaku sot ka mohuar precedentin penal në shtetin fqinj. Fakti është se Agim Kajmaku është një person me precedentë penalë të hapur me drejtësinë greke, dhe ky është një fakt i ditur nga Edi Rama, është një fakt i komunikuar atij nga partnerët ndërkombëtarë, dhe ka zgjedhur prapëseprapë të vazhdojë të kandidojë një person tjetër me precedentë penalë, në shkelje të Ligjit të Dekriminalizimit. Pyetja që shtrohet këtu është: Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedentë penalë? A nuk është kjo një provë tjetër, unë do të thoja fundore, se kriza e thellë ekonomike në Shqipëri, kriza politike dhe kushtetuese në Shqipëri kanë një burim, kriminalizimin e plotë të politikës, me Edi Ramën në krye, që ai përfundimisht nuk përfaqëson më asgjë, as interesat e socialistëve të thjeshtë, por interesat e kriminelëve, nga trafikantët dhe lordët e baronët e drogës, deri tek kriminelët e tjerë që kanë kandiduar për bashkinë, apo që i ka futur në parlament.
Padyshim, përgjigjja e vetme për këtë është çlirimi i politikës nga krimi, është çlirimi nga kjo klikë kriminale, përmes një procesi të rregullt zgjedhor, të mbikqyrur nga një qeveri tranzitore, në përbërje të së cilës nuk mund të ketë as persona të lidhur me krimin dhe as persona përgjegjës për lidhje të tmerrshme me krimin, që Edi Rama dhe kupola e “Rilindjes” u servirën shqiptarëve këto 6 vite. Kjo është e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë dhe për ta futur atë në rrugën e zhvillimit ekonomik, të punësimit, të mirëqenies, dhe për të siguruar integrimin evropian të vendit. Koha nuk pret. Jemi në një moment shumë delikat, ndaj, ashtu siç kam paralajmëruar, Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, gjatë javëve në vijim, do të shpalosin një platformë masash, për Shqipërinë si e gjithë Evropa, si një ofertë kombëtare, si një plan kombëtar, për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuar, duke mbyllur përsëri derën e Evropës për Shqipërinë, duke mbyllur derën e investimeve të huaja, duke e futur ekonominë në një krizë edhe më të thellë, që krijon më shumë papunësi, mjerim dhe varfëri, por për t’i dhënë fund kësaj krize politike, për t’i nxjerrë kriminelët nga institucionet, nga qeveria, nga parlamenti, nga bashkitë, për t’i nxjerrë ata nga ekonomia, për t’i hequr nga rrugët dhe sheshet e Shqipërisë dhe për t’i çuar para drejtësisë, për t’ja kthyer institucionet, ekonominë, rrugët dhe sheshet e Shqipërisë shqiptarëve. Kjo platformë do të parashikojë disa masa, një pjesë e të cilave kam patur mundësinë t’i bëj publike edhe në bashkëbisedimin e fundit që kemi patur së bashku, dhe do t’i nënshtrohet një bashkëbisedimi, një dialogu, një debati të gjerë kombëtar, me të gjithë faktorët e interesuar, politikë, shoqërorë, ekonomikë dhe të grupeve të tjera të interesit, përfshirë këtu edhe intelektualët, median dhe botën akademike.
Por koha nuk pret. Shkodra, Vora dhe asgjësimi total i prokurorisë, kthimi i prokurorisë në një shtojcë të organizatës së strukturuar kriminale të “Rilindjes” tregojnë se Shqipëria ka mbërritur në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, nga i cili duhet të dalim një orë e më parë.
Pyetje: Zoti Basha, sot ju takuat ambasadorin e ri gjerman dhe në fillim të shtatorit pritet një delegacion gjerman. A po kërkon Gjermania zgjidhjen e krizës politike dhe a janë ata ndërmjetës për të gjetur zgjidhjen?
Basha: Unë u jam shumë mirënjohës partnerëve tanë perëndimorë, Gjermanisë, ambasadorin e ri të së cilës pata kënaqësinë ta pres sot, dhe personaliteteve të larta gjermane që do të vizitojnë Shqipërinë në javët e ardhshme, janë ndër të parët që kanë ngritur zërin mbi domosdoshmërinë e kapërcimit të kësaj krize, për të siguruar integrimin evropian të vendit, kanë patur, kanë dhe do të kenë tek Partia Demokratike, tek opozita e bashkuar dhe tek unë personalisht, një faktor, jo vetëm të interesuar, por të gatshëm të hedhë çdo hap të mundshëm për zgjidhjen e kësaj krize, sipas parimeve, normave dhe standardeve evropiane.
Ju faleminderit! Ditë të mbarë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38