Flash News

KRYESORE

Dosja 339/ Arrestimi i komisionerëve të PS, PD e LSI, reagon Rama: Nxjerr në pah pse-në e depolitizimit të administratës zgjedhore

Dosja 339/ Arrestimi i komisionerëve të PS, PD e LSI, reagon Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me 22 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK të dosjes 339.

Bëhet fjalë për komisionerë lokalë të zgjedhjeve të 2017-ës nga tri partitë e mëdha, PD, PS dhe LSI.

Sipas Ramës, kjo ngjarje nxjerr në pah pse-në e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore.

Sipas Ramës, rasti i tyre janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim.

“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PD,LSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor nuk përfshijnë një nga rekomamdimet kryesore të OSBE/ODIHR-it: depolitizimin e administratës zgjedhore.

Partia Socialiste propozoi një depolitizim të plotë i cili prekte të gjitha hallkat e administrimit duke nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tek komisionet e qendrave të votimit dhe grupet e numërimit të votave, kurse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kishte një model miks i administrimit zgjedhor që ruante thelbin e balancës dhe kontrollit politik por edhe me përfaqësues jopolitik.

Të fundit