Flash News

KRYESORE

"Dosja 339"/ Rama nuk e lëshon Dakon: Ne komunikojmë me shumë njerëz në fushata; këtu të gjithë bëjnë virgjëreshën

"Dosja 339"/ Rama nuk e lëshon Dakon: Ne komunikojmë me

Kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, emri i të cilit ka dalë në përgjimet e dosjes ‘339’, i lidhur me bandën e Avdylajve.

Rama, i ftuar në emisionin ‘Java’ i cilësoi akuzat e opozitës si propagandë ndërsa shtoi se një gjë e tillë mund t’i ndodhë gjithkujt që ka një elektorat.

“Unë nuk di dosjen 339 ca është ajo, unë di atë që doli dhe u propagandua sikur u zbuluan një organizëm kriminal me në krye kryetarin e bashkisë. Mund t’i ndodhë gjithkujt që ka një elektorat. Të gjithë këtu bëjnë virgjëreshën, të gjithë këtu bëjnë të paditurin”, theksoi Rama, duke shtuar:

“Ne bëjmë fushtë dhe na duhet të flasim me shumë njerëz. Merre dhe shiko celularin tim, unë u kthej përgjigje të gjithëve atyre që më shkruajnë. E çfarë do të thotë kjo? u shpreh ai.

Te njejtat argumenta u jane perdorur edhe nga Dako, i cili ne daljet publike ka theksuar se ai komunikon me shume njerez dhe se kjo eshte dicka normale.

Të fundit