Flash News

KRYESORE

Dosja 339/ Salianji: Vangjush Dako, shembulli më flagrant i strategjisë kriminale të Ramës

Dosja 339/ Salianji: Vangjush Dako, shembulli më flagrant i

Gjatë një deklarate për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Ervin Salianji është shprehur se, po dje  në Tiranë, kryeministri Edi Rama u tregoi shqiptarëve se bashkëpunimi me krimin e organizuar në fushatë elektorale është normalitet politik, që as nuk duhet të vihet në diskutim.

“Në fushatë nuk pyetet për biografinë dhe për dëshminë e penalitetit.”- tha kryeministri i Shqipërisë për t’i dalë në mbrojtje Vangjush Dakos, simbolit të bashkëpunimit me krimin e organizuar në fushatë elektorale. Kontrasti është i qartë: në Itali është një qeveri që refuzon vota nga të afërmit e mafiozëve, në Shqipëri është një qeveri që drejton vendin me votat e mafiozëve dhe të krimit të organizuar.

Ky është thelbi pse vendi ynë refuzohet prej 5 vjetësh në familjen europiane! Strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, për të asgjesuar demokracinë në vend. * Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe bandës së Durrësit. * Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes, * Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga janë shembujt më flagrantë të strategjisë kriminale të Edi Ramës që shet si normë qytetarie bashkëpunimin me krimin më zgjedhje.

Shumica e shqiptarëve e refuzojnë këtë model, prandaj prokuroria duhet të avancojë me dosjen 339, të arrestojë Vangjush Dakon! Për krimin e blerjes së votave në bashkëpunim me krimin nuk mund të ketë më falenderime për krimin! Shqiptarëve u duhet standardi italian i përbuzjes së votave që siguron krimi dhe jo bashkëqeverisja me krimin e organizuar!

Të fundit