Flash News

KRYESORE

Dosja 339/ Sikleti te Krimet e Rënda, në fillim tentojnë të heshtin median, pastaj i shmangen

Dosja 339/ Sikleti te Krimet e Rënda, në fillim tentojnë të

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka të vështirë që të menaxhojë përpara medieve dhe opinionit publik jehonën nga përgjimet e dosjes 339. Një detaj domethënës u vu re sot gjatë deklaratës për media të Drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Ndërsa ajo dha informacion në lidhje me dosjen 339, refuzoi që t’u përgjigje medieve. Duket se për drejtuesit e prokurorisë është një moment i pakëndshëm, duke qenë se menjëherë pas publikimit të 6 përgjimeve, doli urdhri që të mos publikohej asnjë gjë në media në lidhje me dosjen 339, sepse kishte e të bënte me sekretin hetimor.

Pas reagimit të opinionit publik, erdhi një sqarim, e sot prapë u duk sikleti i Krimeve të Rënda në lidhje me këtë çështje. Pasi lexoi deklaratën e saj, gazetarët kërkuan që të pyesnin numrin një të Krimeve të Rënda, duke parë edhe ndjeshmërinë e madhe të debatit, por Prela u përgjigj prerë, e tha se kishte njoftuar deklaratë dhe jo konferencë për mediet.

Në ndihmë asaj i erdhi edhe prokurori Dritan Prençi, i cili disa herë iu drejtua me fjalët “Çohu shefe, çohu..” me sa duket, Krimet e Rënda në këto dy ditë të fundit duan të jenë fjalëpak e të bëjnë punën, e cila në këto 2 vite është zvarritur.

Të fundit