Flash News

KRYESORE

Dosja 339/ SPAK firmos 22 urdhër arreste, mes tyre edhe zyrtarë vendorë; Rama: Nxjerr në pah pse-në e depolitizimit

Dosja 339/ SPAK firmos 22 urdhër arreste, mes tyre edhe zyrtarë

SPAK ka firmosur 22 urdhër arreste në sajë të hetimeve për dosjen e bujshme 339, mes tyre edhe zyrtarë të pushtetit vendor.

Mësohet se gjatë natës së mbrëmshme është kryer një aksion në Tiranë dhe Durrës, mes tyre urdhër arreste, por edhe masa "arrest shtëpie' e 'detyrim paraqitje'.

Lexo emrat: Zbardhen emrat për 22 urdhër arrestet e GJKKO, komisionerë lokalë të 2017-ës dhe një në pranga për laboratorin e heroinës në Has

Kujtojmë se dosja 339 është pjesë e hetimeve që tronditën situatën politike ku mes të përgjuarve të disa grupeve kriminale në trafikun e lëndëve narkotike, kanë dale edhe emrat e disa politikanëve për shitblerjen e votave. Të pandehurit janë akuzuar për disa vepra penale, nga trafiku i lëndëve narkotike, grupi kriminal dhe korrupsioni.

Hetimet për këtë dosje kanë nisur që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e vitit që lamë pas u finalizuan me operacionin “Vol-Vo 4”, ku u arrestuan disa persona, mes tyre edhe anëtarë të grupit kriminal të Avdylajve në Shijak.

Nga përgjimet e kryera për këtë dosje, u zbulua implikimi i punonjësve të Policisë dhe zyrtarëve të tjerë në vepra penale, për të cilat një pjesë janë duke u hetuar ende nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Pjesë e kësaj dosje të shumëpërfolur përfshihet edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako si dhe zyrtarë të tjerë të PS në rang vendor, të akuzuar për shit-blerje votash.

Kujtojmë se Dako dha shpjegime para dy prokurorëve të Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, në cilësinë e personit që ka dijeni për përgjime ku dyshohet për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Gazeta gjermane Bild ka publikuar po ashtu disa përgjime, pjesë të dosjes 339 ku shfaqen në komunikime të drejtpërdrejta për vota kreu i bandës së Avdylajve me kreun e bashkisë Durrës dhe kreun e bashkisë Shijak. Në përgjime përmendet drejtpërdrejt edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe: Dosja 339/ Arrestimi i komisionerëve të PS, PD e LSI, reagon Rama: Nxjerr në pah pse-në e depolitizimit të administratës zgjedhore

Të fundit