Flash News

KRYESORE

“Dosja 339”/ Zëri i Amerikës: Krahas Dakos, në përgjime edhe gjyqtarë, prokurorë e zyrtarë të tjerë

“Dosja 339”/ Zëri i Amerikës: Krahas Dakos, në

Zëri i Amerikës ka zbardhur të tjera detaje për hetimet që po zhvillohen mbi veprimtarinë kriminale të një grupi personash në Shijak, të arrestuar gjatë operacionit Vol-Vo 4 vitin e kaluar.

Veç kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako që dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rëna të enjten e kaluar, në përgjimet e dosjes ‘339’ rezulojnë edhe emra gjyqtarësh,  prokurorësh dhe zyrtarësh te tjere.

“Në përgjimet voluminoze, krahas zotit Dako, jo zyrtarisht mësohet se u kanë dalë emrat edhe disa zyrtarëve të tjerë të pushtetit vendor, si dhe disa gjyqtarë e prokurorë, të cilët mund të pyeten në vazhdim të hetimeve”, raporton Zëri i Amerikës.

Gjatë operacionit Vol-Vo 4 u arrestuan 74 persona, të cilët nga hetimet kanë kryer disa vepra penale si trafik i drogave, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe ndërhyrje të paligjshme në procese zgjedhore.

Të fundit