Flash News

KRYESORE

Dosja/ 8 familjarë humbën jetën, banesa e familjes Lala u legalizua me dokumente të falsifikuara

Dosja/ 8 familjarë humbën jetën, banesa e familjes Lala u

Tërmeti i 26 nëntorit ishte tragjik për familjen Lala, ku humbën jetën 8 persona. Por shkak i kësaj humbjeje kaq të madhe sipas prokurorisë është ndërtimi i banesës e më pas legalizimi i saj duke falsifikuar dokumentet.

Nga shtëpia ku banonin familjarët u shkatërrua plotësisht, nga rrënojat u nxor i gjallë vetëm Ramë Lala. Viktimat ishin: Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.

Sipas organit akuzues, banesa nuk do të legalizohej nëse do të respektoheshin rregullat, pasi kolonat e saj ishin të holla. Por prokuroria akuzon Nevjana Isufin që ka falsifikuar dokumentet.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar këtë “Plan Rilevimi”,duke sjelle për pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen hetimore.

Të fundit