Flash News

KRYESORE

Dosja ‘Babale’/ Prokuroria kërkon 1 vit e gjysmë burg për Ervin Salianjin, reagon ish-deputeti: Nuk i druhem dënimit!

Dosja ‘Babale’/ Prokuroria kërkon 1 vit e gjysmë burg

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes ‘Babale’.

Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin, 1.6 vite burg për ish deputetin Ervin Salianji dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.

Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe ish deputeti Salianji janë marrë të pandehur me akuzën e kallëzimit të rremë, pasi me anë të një audio përgjimi përfshin vëllanë e ish-ministrit Xhafa, Agron Xhafa në një bisedë për trafik droge.

Pas këtij vendimi ka reaguar Ervin Salianji. Në një prononcim për mediat ai e quajti vendimin me nuancë politike, duke akuzuar Prokurorinë si ‘pjesë të llumit’.

 “Nuk i druhem fare dënimit e kam thënë në fillim. Janë sulme tërësisht politike nuk pati fakt prove të re. Pati vetëm një devijim nga dënimi për trafik droge i vëllait të ish ministrit të brendshëm, drejt një gjasme pretence ku Prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin, po pa diskutim që asnjë intrigë, pabesi tradhti nuk ia del që të mposhtë të drejtën dhe të vërtetën.

Prokuroria politike nuk mori asnjë provë nga ato që kemi dorëzuar. Sot nuk u kërkua dënimi im, ai është kërkuar që kur kam bërë publike cështjen. Askush nuk do ia dalë as të më mposhtë as të më frikësojë apo të izolojë”, tha Salianji.

Të fundit