Flash News

KRYESORE

Dosja CEZ, Balla: Mbyllja e kësaj çështje është dhuratë e Prokurorisë për deputetët e korruptuar, ja ku janë peshqit e mëdhenj

Dosja CEZ, Balla: Mbyllja e kësaj çështje është

Në një dalje për mediet Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,  ka folur i indinjuar në lidhje më mbylljen e çështjes së mashtrimit të madh CEZ.

Balla ngre pyetjen se si ka mundësi që kjo çështje po mbyllet pa u hetuar, dhe se si një telefonatë mes dy kriminelëve paska më shuam vlerë se sa një mashtrim si ky i CEZ.

Në mbyllje të fjalës së tij ai është shprehur: “Doni peshqit e mëdhenj? Ja ku i keni peshqit e mëdhenj”.  

“Ne do vazhdojë të kërkojmë pse skandali CEZ po mbyllet. Si ka mundësi që ka prokurorë që në Shqipërinë e 2017 po mbyllë një çështje pa marrë në konsideratë asnjë provë, kush janë këta prokurorë që dalin mbi ligjin, kush janë këta prokurorë nuk kanë hetuar personat e përfshirë në këtë skandal dhe  po i falin?

Kuvendi ka vendosur që këta persona të hetohen, prokurorët dashurinë për ta le ta mbajnë por një hetimin minimal  të paktën ta bëjnë. Prokuroria duhet të kryejnë këto hetime dhe pastaj të hedhin baltë mbi ne. Nuk kemi pritur kurrë që këtë çështje ta shikonim si një pako dhurate që Prokuroria i bënë klasës së politikanëve të korruptuar.

Si ka mundësi që biseda telefonike e dy kriminelëve ku përmendiet ish-ministrin, vleka më shumë se sa një raport i  mirë detajuar për këta deputetë të korruptuar? Televizionet çeke flasin për një kompani të madhe që ka kryer një marrëveshje të madhe, u kërkojë medieve  vendase që të lexojë më kujdes këto raporte.

Doni peshq të mëdhenj? Ja ku i keni peshqit e mëdhenj.

 

Të fundit