Flash News

KRYESORE

“Dosja e sigurimit”/ Bujar Sheshi kërkoi dy vite burg për Ilir Metën për videon-përgjimin me Dritan Priftin

“Dosja e sigurimit”/ Bujar Sheshi kërkoi dy vite burg për

Anëtari i KLP-së, Bujar Sheshi, i akuzuar si pjesë e ish-sigurimit të Shtetit në adoleshencë rezulton të ketë qenë prokurori i video-përgjimit Meta – Prifti.

Në atë kohë, Sheshi fajësoi ish-zv/kryeministrin Meta për akuzën e korrupsionit aktiv te funksionareve te larte shtetërore dhe kërkoi te dënohet, me dy vjet burgim dhe një milion leke gjobe, si dhe pagimin e shpenzimeve procedurale.

“Rezulton e provuar, – vijonte Sheshi, – qe video eshte pranuar nga Gjykata e Larte si prove ne rruge ligjore, pavaresisht se Kolegji Penal nuk e pranoi kerkesen e Prokurorise ta degjonte ne salle dhe ta transkripronte ate’.

‘Permbajtja e videos mbeshtet plotesisht deklarimet e Priftit, – pohonte prokurori, – edhe ne lidhje me natyren e bisedes si dhe interesimin e te pandehurit Meta, për ankandin shitjes se 30 mije toneve nafte bruto, si dhe garen koncensionare te ndertimit te HEC-it ne Shushicë të Librazhdit’.

“Interesimi i vazhdueshem i te pandehurit Ilir Meta, – sqaronte prokurori, – per fitimin e ankandit nga kompania e Bekim Halilajt vertetohet jo vetem nga deshmia e Priftit, por edhe nga analiza e tabulateve telefonike mes Bekim Halilajt dhe Ilir Metes. Nga 1 shkurti 2010 deri ne 1 shkurt 2011, Bekim Halilaj ka folur me Ilir Meten ne telefon 192 here, ndersa me Dritan Priftin, biznesmeni Halilaj gjate te njejtes periudhe ka folur vetem 13 here”, deklaronte Shehi, kërkesa e të cilit u rrëzua nga Gjykata e Lartë duke e shpallur ish-zv/kryeministrin të pafajshëm.

Prokurori Bujar Sheshi, duke folur sot para anëtarëve të KLP-së mohoi se ka qenë pjesë e ish-sigurimit të Shtetit, ndërsa ngriti dyshime për ndikime nga segmente të larta të politikës dhe aludoi për një skenar mafioz.

“Mënyra dhe mjetet që kanë përdorur në këtë rast. Fakti që kanë arritur të përdorin dhe manipulojnë … kundështim me ligjin. Do të kërkoja gjithë vëmendjen tuaj, por dhe ndihmën dhe përkrahjen e zbardhes së gjithë … tipikisht mafioz.  Me apo pa Bujar Sheshin në KPK, SPAK-u do zgjidhet, Prokurori i Përgjitshëm do zgjidhet”, pohoi ai.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se po heton mospërputhjen e deklaratës së dhënë nga Sheshi si jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe përfundimit të arritur nga Autoriteti i Dosjeve. Prokuroria e Përgjithshme sqaron se është vënë në dijeni të kësaj shkrese në 23 janar 2019 dhe se edhe vonesa e përgjigjes do të jetë pjesë e një hetimi të thelluar.

Të fundit