Flash News

KRYESORE

Dosja e trafikut të armëve nga Shqipëria në Afrikë, Britania kërkon ndihmën e SPAK-ut

Dosja e trafikut të armëve nga Shqipëria në Afrikë,

Britania e Madhe kërkon ndihmën e SPAK-ut për të hetuar dy shtetas dhe një kompani eksporti, që dyshohet se kanë trafikuar armë në Afrikë.  Synimi është që të zbulohet roli i të dyshuarve mbi aktivitetin në fushën e armëve nga 2009 deri në 2016.

Prokurorët britanikë dyshojnë se ka pasur trafikim dhe ndërmjetësim nga Shqipëria drejt shteteve afrikane, Uganda dhe Sudani Jugor. Aktiviteti është kryer pa një licencë të vlefshme dhe në kundërshtim me kontrollet e eksportit dhe tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Dosja është transferuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, ndërsa më parë ka qenë pjesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas Top Channel, hetuesit britanikët kërkojnë nga akuza shqiptare të sekuestrojë dokumente, por edhe korrespodencën që ka të bëjë me dërgimin e 10 mijë kallashnikovëve, 10 mijë aksesorëve, 40 mijë karikatorëve, 1 milionë e 270 mijë municioneve dhe 100 pistoletave makarov për në Sudanin Jugor.

Dy shtetasit e dyshuar dhe shoqëria e përfshirë mendohet se i kanë nisur nën emrin e njësisë ushtarake të forcave popullore të mbrojtjes së Ugandës. Njëri nga të hetuarit është me shtetësi greke, kurse tjetri me shtetësi britanike. Ata kanë udhëtuar drejt vendit tonë disa vite më parë, por edhe kanë pasur aktivitet biznesi në Shqipëri .

Britanikët kërkojnë dokumentacionin që i është depozituar palës shqiptare përmes të cilit autorizohen shtetasit në fjalë për të dërguar mallra nga Tirana për në Juba dhe Sudanin Jugor , ngjarje të dyshuara të kenë ndodhur duke përdorur edhe rrugën ajrore gjatë vitit 2014.

Të fundit