Flash News

KRYESORE

Dosja Habilaj, autoritetet italiane nisin hetimet për 30 drejtues dhe punonjës policie, mes tyre Saimir Tahiri

Dosja Habilaj, autoritetet italiane nisin hetimet për 30 drejtues dhe

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për 30 persona në vendin tonë, drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit. Mes tyre është dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Personat që janë pjesë e listës dyshohet se kanë bashkëpunuar ose favorizuar Habilajt. Burimet e ABC News bënë të ditur gjithashtu se për familjen Habilaj në Vlorë dhe të afërmit e tyre ka nisur hetimi pasuror mbi bazën e ligjit antimafia.

Mësohet se këta emra jane evidentuar nga autoritetet italiane të hetimit dhe i janë përcjellë pales shqiptare. Burimet saktësojnë se mes këtyre emrave ka drejtues të lartë në policinë e Vlorës, atë të Fierit, të Delta Force dhe të policisë kufitare në Portin e Vlorës. Bëhet fjalë për persona që kanë drejtuar në këto sektorë që nga viti 2013 dhe deri pak ditë më parë kur autoritetet  italiane mbyllen hetimet paraprake për grupin e drejtuar nga Moisi Habilaj, duke arrestuar autorët.

Të fundit