Flash News

KRYESORE

Dosja Habilaj, Nano: Rama e dinte që në fllim, ia ka komunikuar miku i tij Mateo Renci

Dosja Habilaj, Nano: Rama e dinte që në fllim, ia ka komunikuar miku i

Gazetari Mustafa Nano, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se kryeminsitri Edi Rama ka pasur dijeni për këtë çështjen e përgjimeve dhe dosjen e publikuar së fundmi pasi është informuar nga miku i tij në atë kohë në pushtet në Itali.

“Aty kishte përgjime që nga viti 2013, do të thotë që socialistët sa kishin ardhur në pushtet. Në atë kohë në Itali ka qenë në fuqi Mateo Renci mik i ngushtë i Edi Ramës, një miqësi e kanë deklaruar. Unë jam i sigurtë që në qoftëse shërbimet italianë kanë përgjuar në atë periudhë dhe ata kanë përmendur ministrin e Brendshëm, ata kanë raportuar tek kryeministri. Jam i sigurtë që nga atje kryeministri i vet ka komunikuar me Ramën që më rezulton kështu”, tha Nano.

Më tej, ai shtoi se “këtu po diskutojmë, për një raport të bërë prej kohësh dhe Saimir Tahiri është larguar si ministër për shkak të këtij presioni që ka ardhur në bazë të këtyre rapoteteve”.

Të fundit