Flash News

KRYESORE

Dosja nga Italia dhe klanet mafioze të denoncuara nga SHBA; Lu vizitë Cutillo-s në Ambasadën Italiane

Dosja nga Italia dhe klanet mafioze të denoncuara nga SHBA; Lu vizitë

SHBA dhe Italia janë dy vendet më të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Fillimisht ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, ai që denoncoi katër klanet mafioze, të përbëra nga 20 familje, që kontrollonin krimin në vendin tonë, ndërsa pak ditë më pas nga Italia erdhi dosja ‘Habilaj’ ku rezultonte i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, ambasadori Donald Lu ka mbërritur sot në Ambasadën Italiane për t’u takuar me homologun Alberto Cutillo. Ndonëse nuk ka asnjë deklaratë për temat e diskutura, krimi i organizuar mendohet të ketë qenë arsyeja e këtij takimi.

Politikanë dhe analistë të ndryshëm flasin për dosje të tjera dhe denoncime që mund të bëhen shumë shpejt publike nga Uashingtoni dhe Roma, ku do rezultojnë të përfshirë zyrtarë të lartë të Shqipërisë.

Lidhjet e politikës me krimin, Fatos Lubonja: Unë i di emrat, por për t’i bërë publike duhet t’i marrim pushtetin mafiozëve

Të fundit